Protesta për shtëpitë, Gjiknuri: 3 vite qira për ata që i kanë pa leje

Shqipëria

Protesta për shtëpitë, Gjiknuri: 3 vite qira për ata që i kanë pa leje

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:13
Damian Gjiknuri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri reagoi për protestën e banorëve të unazës së re, banesat e të cilëve preken nga projekti.

Sipas tij pronarët do të shpronësohen 100%, ndërsa ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale.

"Segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli ynë për Tiranën e së ardhmes.

Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja. 

Pronarët shpronësohen 100%. Ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale", tha Damian Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat