Efektivët kopjuan në provim, nis hetimi për zv/ drejtoreshën e policisë së Shtetit

Shqipëria

Efektivët kopjuan në provim, nis hetimi për zv/ drejtoreshën e policisë së Shtetit

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:15
Aida Hajnaj

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për zv/ drejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, pasi ka qenë në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar”, i cili u anulua.

Pas anulimit, testimi ishte vendosur për t’u përsëritur ditën e sotme, por për shkak të nisjes së hetimeve është shtyrë për një datë të pacaktuar. 

Kanë qenë 420 oficerë policie që konkurruan për gradën “Komisar”, ku një pjesë e tyre dyshohet se kopjuan duke marrë më herët tezën.  

Testimi u zhvillua në datën 7 nëntor dhe nga korrigjimi i tezave, ra në sy përgjigja e njëjtë që disa oficerë kishin dhënë, që solli më pas edhe marrjen e pikëve maksimale nga ana e tyre.

Gradat në polici kanë qenë gjithmonë të kontestuara, për shkak se shumë policë hedhin akuza për mbështetjen e disa kandidatëve të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat