Rruga e tmerrit për kuksianët... edhe pusetat në trotuar mund të të çojnë në spital

Shqipëria

Rruga e tmerrit për kuksianët... edhe pusetat në trotuar mund të të çojnë në spital

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:18
Kukës

Rruga që të çon në spitalin e Kukësit është kthyer në një prej akseve më problematike në qytetin verilindor për numrin e aksidenteve.

Shkak është mungesa e sinjalistikës dhe shkelja e rregullave të qarkullimit, çka rrezikon më së shumti këmbësorët.

Mungesa e sinjalistikës detyruese dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, e ka kthyer rrugën e spitalit në Kukës në një prej akseve më problematike.

Të shumta janë aksidentet e shënuara në këtë segment, një pjesë e të cilëve edhe me pasoja në njerëz.

Këmbësorët thonë se janë më të rrezikuarit.

Mungesa e kapakëve të pusetave dhe dëmtimet e trotuareve apo vetë rrugës janë të tjera problematika në këtë segment.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat