Ish-deputetja fjalë në Instagram për kushëririn e ekzekutuar në Shkodër

Shqipëria

Ish-deputetja fjalë në Instagram për kushëririn e ekzekutuar në Shkodër

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 19:35
Mirela Ferracaku

Fatos Ferracaku, personi që u ekzekutua dje në Shkodër, ishte kushëri i ish-deputetes së Partisë Kristian Demokrate, e cila zuri vendin e Mark Frrokut.

Mirela Ferracaku ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh dufin e saj në lidhje me atë se çfarë po ndodh në Shqipëri, që sipas saj po vishet në zi!

"Cfare po ndodhe me Shqiperinë tone; cdo dite po veshesh ne Zi, cdo dite po shuhen djeme te ri. Jemi bere me keq se kafshet duke hanger njeri-tjetrin. Vrasim, presim sikur te ishin zogj pulash. Normal! Shtet s'ka, ligje s'ka..! Asnje drite shpreset per Shqiprine tone…! Qofsh lile e xhehnetit kusheri", shkruan ish-deputetja.

Fatos Ferracaku u ekzekutua teksa pinte kafe së bashku me shokun e tij, i cili mbeti i pagosur.

Mirela Ferracaku është betuar deputete në dhjetor te vitit 2015, tri javë pasi Mark Frroku vendosi të heqë dorë nga mandati i tij nëpërmjet një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat