Meta: E kam marr letrën e Sandër Lleshit, do veproj sipas Kushtetutës

Shqipëria

Meta: E kam marr letrën e Sandër Lleshit, do veproj sipas Kushtetutës

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:56
Ilir Meta

Presidenti i Republikës ka folur sërish sot në mbrëmje për çështjen e Sandër Lleshit, i propozuar nga kryeministri Edi Rama për herë të dytë për Ministër të Brendshëm.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Meta tha se mosdekretimi nuk ka të bëjë me personin në fjalë por se do veprojë sipas Kushtetutës.

“Nuk ka të bëjë me personin në fjalë ka të bëjë me procesin. Me rëndësi është presidenti të veprojë mbi Kushtetutën dhe mos lejojë cenimin e Kushtetutës. Nuk është kryeministri autoriteti që mund të sqarojë këtë situatë. Rasti në fjalë është përgjegjësi e ministrisë së Mbrojtjes dhe shtabit duke qenë se kemi të bëjmë me një gjeneral me gradë madhore”, deklaroi Meta.

Për sa i përket kërkesës së Lleshit për ta çdekretuar, Meta tha se e ka marrë letrën e tij por s’mund t’i përgjigjet drejtpërdrejt.

“Nuk kam arsye t’i përgjigjem drejtpërdrejt. E kam marr letrën e tij, është në tryezën tonë por mënyra si funksionon zgjidhja është nga ministria e Mbrojtjes te Presidenti sepse nëse gjithë gjeneralët sot gjejnë një vend me rrogë 2-3 herë më të larte dhe lënë ushtrinë dhe presidenti firmos këtë kërkesë mbetet ushtria pa komandë”, tha Kreu i Shtetit.

Ndërsa i kanë kërkuar një vlerësim për Lleshin, Meta tha se nuk ka bashkëpunuar me ta por se respekton ushtarakët. megjithatë ai tha se nuk ndikohet.

“Nuk kam mendim të veçantë, s’kam pasur rast të bashkëpunoj. Në përgjithësi për gjithë ushtarakët kam respekt veçanërisht për ata që kanë mbaruar shkollën ‘Skënderbej’, im atë ka mbaruar aty, por nuk ndikohem”, tha Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat