U shpall ‘non grata’ në Shqipëri, eurodeputetja: Shqiptarët kanë sulmuar…

Shqipëria

U shpall ‘non grata’ në Shqipëri, eurodeputetja: Shqiptarët kanë sulmuar…

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 07:13
Eleni Theocharous

Partia Lëvizja për Solidaritetin në Qipro, anëtare e së cilës është eurodeputetja Eleni Theocharous, është ankuar se hakerat shqiptarë u kanë sulmuar faqen në internet.

Vizitorët e faqes thonë se mund të futen normalisht aty, por partia pretendon se nuk mund të fusin njoftime në faqe.

Partia tha se e ka raportuar rastin në polici.

Vitin e shkuar, faqja e Eleni Theocharous u sulmua nga hakerat turq, që i ridrejtonin vizitorët tek një video me fjalimet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ në Shqipëri pas varrimit të minoritarit Konstandin Kacifas.

Konstandin Kacifas është kthyer në një hero në Greqi.

Kryebashkiaku i qytetit Argons në Mikenë, duket se ka propozuar ngritjen e një busti dhe vendosjen e emrit të tij në një rrugë.

Përmes një videoje të shpërndarë në internet, Dimitri Kambosos është shprehur se do t’i jepet emri i tij një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti sepse “është mirë të prezantojmë historinë tonë modern”.

Gjithashtu ai ka qenë kritik ndaj opozitës, e cila ka zgjedhur që të mos votojë asnjë nga rezolutat e ngritura prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat