A është implikuar Rama për rastin Gruevski?

Shqipëria

A është implikuar Rama për rastin Gruevski?

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 09:29
Ish-Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevksi dhe Edi Rama

Ish-Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevksi është aktualisht në Budapest, ndërkohë që ka depozituar kërkesën për azil politik dhe po pret përgjigjen e autoriteve hungareze. Ndërkohë pas largimit nga Maqedonia, autoritetet maqedonase kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar dhe janë shprehur se do ti kërkojnë pales hungareze ekstradimin e ish-kryeministrit Gruevksi.
 

Është e sigurtë që Gruevski ka qënë në Maqedoni para datës 11 nëntor.
 Madje mediat kanë deklaruar se në datën 11 nëntor në orën 19.11 ka kaluar në kufirin e Hanit të Hotit, mes Shqipërisë e Malit të Zi me një makinë me targë diplomatike CD 1013A të ambasadës hungareze në Tiranë. Ky konsiderohet deritani informacion i sigurtë dhe i pakontestuar.

 Edhe prania e Gruevskit në Zyrën e Emigrimit në Budapest është konfirmuar nga shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Orban.

 Pyetja kryesore është: Sa është implikuar Qeveria Rama për lehtësimin e kalimit të Gruevskit nga Maqedonia drejt Malit të Zi për të mundësuar arritjen e tij në Budapest? Apo sistemi i sigurisë kufitare të Shqipërisë ka kqefunksionuar? A ka filluar një hetim për këtë cështje?
 
Mbetet të paqarta këto momente:
 
Si ka ardhur Gruevksi nga Maqedonia në Shqipëri?
 
Ka kaluar Gruevski kufirin mes Maqedonisë e Shqipërisë në rrugë tokësore?
Përse nuk është shënuar emri i tij në sistemin TIMS në pikën kufitare hyrëse në Shqipërisë?
Si ka dalë Gruevski nga Maqedonia, me pasaportë apo ID të rregullt apo  me dokument fallso?
A është shënuar emri i Gruevskit në sistemin TIMS të Maqedonisë kur ka dalë nga Maqedonia?
Kush e ka ndihmuar Gruevskin të kalojë kufirin mes Maqedonisë e Shqipërisë? Si nga ana maqedonase ashtu edhe nga ana shqiptare e kufirit? A është implikuar faktori shqiptar në pushtet në Maqedoni?
A kanë fiksuar lëvizjen e tij në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë kamerat e sigurisë? Dhe a janë sekuestruar kamerat e sigurisë nga autoritet e ligjzbatimit në Tiranë e Shkup për rastin në fjalë?
 
2) Si ka lëvizur Gruevksi në territorin e Malit të Zi?
 
Pasi ka lënë pikën kufitare të Hotit mes Shqipërisëë e Malit të Zi, si ka kaluar Gruevski në pikën kufitare të Malit të Zi? Me pasaportë a ID të rregullt apo fallso?
A është shënuar kalimi i Gruevskit në sistemin TIMS të Malit të Zi?
Kush e ka pritur Gruevksin në territorin e Malit të Zi pasi ka lënë makinën e ambasadës hungareze në Tiranë me targën diplomatike? Apo ka vazhduar lëvizjen për më tej me të njëjtën makinë?
A është ndihmuar Gruevski nga autoritet malazeze për të kaluar territorin malazez dhe për të kaluar kufirin drejt një vëndi tjetër për të mundësuar arritjen e tij në Budapest?
Apo nga Mali i Zi në Budapest Gruevski ka udhëtuar me avion përmes ndonjë linje direkte?
Cfarë informacioni kanë autoritet kufitare malazeze për daljen e Gruevskit nga Mali i Zi?
Nga Mali i Zi në cilin shtet ka shkuar Gruevski? Në Serbi apo direkt (në këtë rast e vetmja mundësi do të ishte me avion) në Budapest?
Kur e ka lënë Gruevski Malin e Zi dhe cfarë informacionesh kanë autoritet kufitare malazeze?
 
A ka kaluar Gruevski përmes Serbisë?
 
A ka kaluar Gruevski nga Mali i Zi në Serbi?
Cfarë informacionesh kanë autoritet kufitare serbe për hyrjen dhe daljen nga Serbia?
 
Arritja e Gruevskit në Budapest ka vënë në dyshim veprimin e autoriteteve kufitare të 5 shteteve, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Hungarisë.
 
Deri më sot nuk ka një transparencë të plotë për këtë ngjarje. Nuk është e qartë nëse e gjithë kjo lëvizje është e mirëprogramuar dhe e realizuar me ndihmën e autoriteteve të larta politike të këtyre vëndeve?! Apo janë shfrytëzuar të gjithë të carat e sistemit të sigurisë kufitare mes të 5 shteteve!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat