PD: S’ka shpëtim për Dakon, arrestohet për blerjen e votave

Shqipëria

PD: S’ka shpëtim për Dakon, arrestohet për blerjen e votave

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 12:38
Orjola Pampuri

Në një dalje për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“Nuk ka shpëtim për Vangjush Dakon! Kryebashkiaku i Durrësit do të arrestohet për krimin e blerjes së votave me bandat”, ka theksuar Pampuri në deklaratën e saj.

Sipas deputetes së PD, në shkëmbim të votave të blera për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës, Vangjush Dako u dorëzoi bandave pasuritë e qytetit.

“Që prej 22 Tetorit, kur Partia Demokratike u tha shqiptarëve se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339 Kryetari i Bashkisë së Durrësit po shpreson ta kalojë me heshtje krimin e blerjes së votave me bandat e Shijakut dhe të Durrësit. Heshtja nuk do ta ndihmojë Vangjush Dakon! Vendi i tij është në burg, bashkë me bandën e Avdylajve, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Europë”, tha Pampuri.

Më tej ajo shton se përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku u ka bërë me paratë e taksapaguesve dhe pashritë e bashkisë së Durrësit!

“Aq shumë prova ka për krimin elektoral dhe lidhjen me bandat kriminale të Vangush Dakos, sa nga dosja 339 janë zbardhur nga media tre biseda të kryebashkiakut të Durrësit, që provojnë se ai ka qenë në komunikim të vazhdueshëm më bandën para, pas dhe pas zgjedhjeve”, shtoi deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat