Sandër Lleshi drejt emërimit si ministër, Meta dekreton lirimin e tij si gjeneral

Shqipëria

Sandër Lleshi drejt emërimit si ministër, Meta dekreton lirimin e tij si gjeneral

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 12:43
Sander Lleshi

ZV-ministrit, Sander Lleshi i hapet rruga e emërimit si minister i Brëndshëm. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë sot levizjen e parë drejt dekretimit të tij duke firmosur më herët për lirimin e tij si Gjeneral; Brigade, nje funkision ky që e bënte Lleshajn të papajtueshëm kushtetueshmërisht me postin e ministrit të Brëndshëm.

Më lirimin e tij si gjeneral, një kërkesë publike edhe nga kryeministri Rama, Meta sa duket i hap rruge dekretit të Sander Lleshit, emri i të cilit u kthye në një debat institucional, për të cilin, Meta një ditë më parë tha se ka gjëra të tjera më të rëndësishme sesa kjo.

Meta u shpreh gjithashtu se ishte në kontakt të vazhdueshëm me ministrinë e Mbrojtjes për zgjidhjen e kësaj cështje. Meta ka kohe deri ne darke per firmosjen e emrit te Sander Lleshit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat