Unaza e re e Peshkopisë, banorët thonë se shpëtojnë nga pluhuri e balta

Shqipëria

Unaza e re e Peshkopisë, banorët thonë se shpëtojnë nga pluhuri e balta

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:00
Unaza e re e Peshkopisë

Unaza e re e Peshkopisë cilësohet frymëmarrje për qytetin verilindor. Banorët thonë se po shpëtojnë nga pluhuri e balta, ndërsa kryebashkiaku Muharrem Rama e vë theksin tek zhvillimi që ajo sjell në zonat periferike dhe nxjerrja jashtë qytetit e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Në Peshkopi vijon puna për ndërtimin e unazës së re të qytetit.

Investimi është mirëpritur nga banorët, të cilët thonë se po shpëtojnë nga balta e pluhuri që mbulonte zonat periferike.

Deri tani është asfaltuar 2.2 kilometra rrugë.  Krahas saj, ka trotuare e ndriçim, që më parë mungonin në periferi të Peshkopisë.

Kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, thotë se unaza e re do ti japë frymëmarrje qytetit, duke devijuar jashtë qendrës mjetet e tonazhit të rëndë.

Muharrem Rama: Kjo unazë i jep një lehtësi shumë të madhe trafikut, duke lehtësuar trafikun në qytet dhe duke e bërë shumë atraktive këtë zonë.

Projekti me vlerë 2 milion euro është financim i qeverisë shqiptare dhe parashikon ndërtimin e aksit rreth 3.5 km dhe një urë 20 metra të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat