‘Gruevskin, mikun e Metës e paska ndihmuar Policia e Ramës të arratiset?’

Shqipëria

‘Gruevskin, mikun e Metës e paska ndihmuar Policia e Ramës të arratiset?’

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:23
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi pasi avokat Spartak Ngjela shkroi se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është arratisur me ndihmën e Ilir Metës.

“Ç’gallatë!

Gruevskin, mikun e Metës e paska ndihmuar Policia e Ramës të arratiset.

Ndërkohë Meta kastile e vonoi dekretimin e Lleshajt, që t’i bënte presion Ramës. Ky i fundit, që është qelibar, ka qenë i detyruar të ndihmojë mikun e Metës që të kapte dekretin e Lleshit.

Lidhja llogjike?! Hiç askund!

Ky nuk është më konspiracion, por konstipacion (kapsllëk). Kapsllëk mendor nga ato që e zë pushtetin kur koka dhe bytha i trashet njësoj mbi kolltuk,” shkruan Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat