Shqipëri, kamera në çdo institucion përkujdesi

Shqipëria

Shqipëri, kamera në çdo institucion përkujdesi

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:50
Ministrja vlerësoi transformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje

“Pas vendosjes së kamerave në Shtëpitë e Fëmijëve, do të implementojmë këtë standard në çdo institucion përkujdesi, edhe për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, me qëllim monitorimin e të gjitha veprimeve që mund të cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të atyre që janë më të pambrojturit”.

Kjo deklaratë u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët që jetojnë në institucione, për t’i kthyer në familjet biologjike ose për t’i ofruar kujdes alternativ.

“Krijuam 9 skuadrat e terrenit që tashmë janë agjentët tanë në qendrat rezidenciale të fëmijëve për të raportuar çdo parregullsi, por ata janë edhe agjentë në terren për të ndërmjetësuar kthimin e fëmijëve në familjet biologjike dhe identifikimin e familjeve kujdestare”, tha Manastirliu.

Ministrja vlerësoi transformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje.

“Sot jemi pikërisht në një nga këto shtëpi, e rikonstruktuar tërësisht, sipas modelit shtëpi-familje për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë për fëmijët, sa më afër ambientit familjar”, tha Manastirliu.

Nga Shtëpia e Fëmijëve në Shkozet të Durrësit, ministrja Manastirliu bëri dhe një apel për drejtuesit e pushtetit vendor, për të treguar më shumë vëmendje për programet sociale dhe kujdesit në territor për çdo familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat