Në limite të afateve, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mbrëmjen e sotme ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin.
Afati për dekretimin e Lleshit përfundonte në orën 00:00.
Lleshi u emërua zëvendësministër i Brendshëm pasi nuk u dekretua herën e parë nga Meta, ndërsa presidenti ka pranuar ripropozimin e dytë të kryeministrit Rama për të dekretuar zotin Lleshi si ministër të Brendshëm.
Mesditën e sotme, Presidenti Meta e liroi si gjeneral Sandër Lleshin.