Institucionet e përkujdesit social do të monitorohen me kamera

Shqipëria

Institucionet e përkujdesit social do të monitorohen me kamera

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:24
Ilustrim

Institucionet e përkujdesit social do të monitorohen. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë nënshkrimit të memorandumit për planin e deinstitucionalizimit tha se janë vendosur agjentë dhe kamera sigurie për të dokumentuar rastet e dhunës fizike apo psikologjike.

Manastirliu: Vendosja e kamerave të cilat do të rrisin sigurinë e atyre që marrin shërbimet tona, jo vetëm për fëmijët. 

Ministrja vlerësoi tranformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje.

Manastirliu: Po bëhet një sistem vlerësimi individual për cdo fëmijë. Do të vlerësohet edhe ekipi i edukatorëve dhe kujdestarëve.

Nga shtëpia e fëmijës në Shkozet të Durrësit, Manastirliu bëri dhe një apel për drejtuesit e pushtetit vendor për të treguar më shumë vëmendje për programet sociale dhe kujdesit në territori për çdo familje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat