Kompanitë ndërkombëtare, interes për aeroportet civile në Shqipëri

Shqipëria

Kompanitë ndërkombëtare, interes për aeroportet civile në Shqipëri

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 16:57
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka marrë pjesë sot në prezantimin e kompanisë ndërkombëtare që mbulon elaborimin dhe implementimin e tendencave dhe praktikave më të mira në Sigurinë e Aviacionit

Kompanitë ndërkombëtare e shohin Shqipërinë si një vend me ambicie të mëdha për shtimin e aeroporteve, si ai i Kukësit që do të inaugurohet vitin e ardhshëm, ka deklaruar sot Sonila Qato, gjatë një takimi me kompani ndërkombëtare.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka marrë pjesë sot në prezantimin e kompanisë ndërkombëtare që mbulon elaborimin dhe implementimin e tendencave dhe praktikave më të mira në Sigurinë e Aviacionit  dhe lëvizjen e lirë të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit.

“Kompani të këtij rangu e shohin Shqipërinë si një vend që po zhvillohet gjithmonë e më shumë në fushën e aviacionit civil, me ambicie dhe projekte  të mëdha për shtimin e më shumë aeroporteve, si ai i Kukësit që pritet të inaugurohet vitin e ardhshëm” u shpreh Qato. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat