110 vjet nga Kongresi i Manastirit, Meta shpërndan 110 abetare

Shqipëria

110 vjet nga Kongresi i Manastirit, Meta shpërndan 110 abetare

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 18:16
Ilir Meta

Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Manastirit.

Mësohet se kreu i shtetit shqiptar është pritur nga dhjetra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës se Maqedonise, Asaf Ademi.

Po ashtu mësohet se Meta ka vizituar shtëpinë muze ku i mblodh Kongresi i Manastirit, ndërsa shoqërohej nga dhjetra shqiptare. Mes të tjerash Meta shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.

“I uroj mbare kombit shqiptar gezuar 110-vjetorin e Alfabetit te gjuhes shqipe. Me shume emocion rikthehem ne Manastir. Te bejme gjithcka qe kjo ndertese historike per shqiptaret te pasqyroje me se miri kontributin e patrioteve shqiptare. Pa Kongresin e Manastirit do te kishte qene e veshtire edhe shpallja e Pavaresise se Shqiperise. Shqiptaret faktor progresist ne sherbim te paqes, stabilitetit dhe integrimit te rajonit”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat