‘Do vdesim këtu!’, përshkallëzohet protesta e banorëve te ‘Astiri’

Shqipëria

‘Do vdesim këtu!’, përshkallëzohet protesta e banorëve te ‘Astiri’

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 18:37
Pamje nga protesta

Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në ditën e 14 të protestës së tyre, banorët kanë bllokuar rrugën dhe shprehen se nuk do lejojnë të prishen banesat e tyre pa marrë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Në një lidhje direkte për ‘News24’ një nga banorët u shpreh se do mbrojë me armë pronën e tij që e ka në proces legalizimi që prej vitit 2006.

 “Ne kërkojmë nga qeveria dhe bashkia që të merren vesh me ne. Ky është mundi dhe djersa jonë. Ai na quan nazistë. Ne nuk jemi të ardhur nga hëna, por jemi banorë të këtij qyteti. Ne nuk jemi të jashtëligjshëm dhe kemi nisur një proces legalizimi për banesat tona që prej vitit 2006. Ka ardhur koha që gota u mbush. Këtu do vdesim sepse nuk kemi ku shkojmë. Do mbroj pronën  time me armë. Ata vjedhin taksat tona”,- thotë banori.

Në mbështetje të banorëve janë edhe disa deputetë të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat