Gruaja tregon shenjat: Duan videot e protestës, policia më tërhoqi zvarrë

Shqipëria

Gruaja tregon shenjat: Duan videot e protestës, policia më tërhoqi zvarrë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 19:04
Lindita Brododuari

Qeveria ka vdekur! të pashpresë janë shfaqur edhe këtë të shtunë, banorët e zonës së Astirit, shtëpitë e tyre do të shemben nga një projekt aspak transparent i ndërtimit të rrugës së Unazës së Madhe.

Në ditën e 14-të të protestës, banorët janë parë me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në duar, duke deklaruar se nuk kanë asnjë shpresë nëse zgjidhja nuk u vjen nga Amerika. Shteti dhe drejtësia shqiptare sipas tyre ka dështuar. Ata kërkojnë që qeveria të jetë transparente për këtë projekt të beftë, dhe mbi të gjitha, t'i dëmshpërblejë ata 100 % për shtëpitë e tyre të ndërtuara në këtë zonë, me vlerën reale të tregut. Gjatë protestës, e cila ka mbledhur edhe këtë mbrëmje me qindra banorë në zonën e Unazës së Re, u tentua të digjen pajisjet e ndërtimit të kompanisë që ka fituar tenderin për projektin e Unazës së Madhe. Kësaj kompanie i është lënë afat deri ditën e nesërme për të larguar të gjitha pajisjet, ndryshe banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës deri në djegien e automjeteve të punës së firmës të ndërtimit.

Ndërkohë, në protestë ishte edhe një zonjë e quajtur Lindita Brododuari, e cila denoncoi për mediat, se tre ditë më parë është dhunuar nga policia. Sipas saj, 20 efektivë i kanë shkuar në vendin e saj të punës, njëri prej tyre e ka tërhequr zvarrë duke i lënë shenja të dukshme nxirjeje në krah, të cilat zonja i shfaqi edhe publikisht në media. Arsyeja sipas saj ishte pasi efektivët i kërkuan me dhunë që zonja t'i jepte celularin e djalit të saj, ky i fundit i shoqëruar në polici si pjesëmarrës në protestat e banorëve të "Astirit", siç njihet ndryshe zona. Në celular, policia pretendon se janë filmime të protestës, që sipas zonjës, nuk duhet të bëhen publike prej uniformave blu. Ajo rrëfeu se kjo situatë i ka shkaktuar stres të madh dhe për pasojë i është dashur të shkojë në spital në mes të natës për të bërë serum, ndërsa denoncim për dhunën e pretenduar nga policia, nuk ka bërë ende në Komisarit. "Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës dhe na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit”, tha zonja.

Deklaratat e saj u ndoqën në transmetim të drejtpërdrejtë nga Avokatja e Popullit, e cila e ftuar në News24 tha se do të ndiqet me detaje denoncimi i zonjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat