Vizita e parë e një Presidenti shqiptar te shqiptarët e Mexhitlisë në Manastir

Shqipëria

Vizita e parë e një Presidenti shqiptar te shqiptarët e Mexhitlisë në Manastir

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 13:18
Presidenti, Ilir Meta në fshatin Mexhitli të Manastirit

Presidenti, Ilir Meta ndodhet në Maqedoni, ku gjatë ditës së djeshme ka vizituar Manastirin dhe ka dhuruar qindra Abetare.

Gjatë kësaj vizite,  Presidenti Meta ka shkuar edhe në fshatin Mexhitli të Manastirit.

Ky është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni.  Presidenti Ilir Meta është pritur nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë të cilët kanë dalë në rrugë, duke i uruar mirëseardhjen.

Vizita e Metës në Mexhitli, e para e një Presidenti shqiptar.

 ‘Falënderojmë Presidentin Meta për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni’, janë shprehur banorët e Mexhitlisë.

Nga ana e tij, presidenti Ilir Meta është shprehur se ’ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush.

‘Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falënderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve’, është shprehur Presidenti i Shqipërisë.

‘Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishëm për ne shqiptarët’, ka nënvizuar presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat