Me zë dhe me figurë! Nga premtimet për legalizim falas tek fadromat, ja si i mashtroi Rama qytetarët

Shqipëria

Me zë dhe me figurë! Nga premtimet për legalizim falas tek fadromat, ja si i mashtroi Rama qytetarët

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 22:39
Edi Rama

Jo njëherë, por disa herë kryeministri Edi Rama, u pati premtuar banorëve te Unaza e Re, legalizim falas gjatë fushatës elektorale, ndërkohë që sot u ka dërguar atyre fadromat për tu prishur shtëpitë.

 “Kështu që kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin. Do bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është vetëm puna e legalizimit që mos të prishet shtëpia, se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak”, janë fjalët që kryeministri Rama përdorte asokohe.

Ndërsa sot Rama i përbuz qyetatrët shqiptarë, ndërsa kryebashkiaku Veliaj pasi i quan shpellarë protestuesit i kërcënon se askush nuk mund t’a ndalë me dhunë projektin e bashkisë, projekt të cilin e kanë marrë në dorë oligakarkët e partisë.

Ndërkohë që së fundi në një emision televiziv Rama është shprehur se ligjet janë të qarta dhe shtëpitë duhet të prishen.

“Ligjet janë të qarta, patjetër ka familja ka biznese kudo ka pasur kudo ka prevaluar interesi publik, për ata që kanë pronën të ligjshme ka kompensim sipas ligjit, ata që se kanë u jepet nga paratë e taksapaguesve një bonus qiraje për tre vite, për tre vite i paguan shteti qiranë derisa të gjejnë strehim. Shtëpia që u prishen është e paligjshme”, janë fjalët e Ramës.

Natyrshëm lind pyetja se cilin nga Edi Ramat duhet të besojnë qytetarët, atë që iu premtonte legalizimet për votat, apo këtë të dytin që do t’i hedhë në rrugë, duke i lënë në mëshirë të fatit, sa kohë që të gjithë mundin e tyre e kanë pasur të fokusuar në ndërtimin e banesave?! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat