Lista/ Ja banorët e ‘Astirit’ që janë pritur nga ARRSH

Shqipëria

Lista/ Ja banorët e ‘Astirit’ që janë pritur nga ARRSH

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 21:36
Protesta nga banorët e Astirit

Ndonëse banorët e zonës së ‘Astirit’ mohojnë se janë paraqitur tek Autoriteti Rrugor Shqiptar për sqarime në lidhje me protestën e tyre për banesat që preken nga Unaza e Madhe, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka një listë me emrat e banorëve që kanë zhvilluar takim me ARRSH.

Në listën e Ministrisë së Infrastrukturës të siguruar nga ‘BalkanWeb’ janë emrat e pronarëve që sipas MIE janë pritur personalisht nga drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, të cilët kanë marrë informacione dhe janë sqaruar për hapat që duhet të ndjekin për t’u shpronësuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat