‘Edhe Rama bleu ‘tank’ si ajo e Gruevskit sapo erdhi në pushtet, por se arrestoi kush’

Shqipëria

‘Edhe Rama bleu ‘tank’ si ajo e Gruevskit sapo erdhi në pushtet, por se arrestoi kush’

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 00:12
Edi Rama

Arratisja nga Maqedonia e ish-kryeministrit Nikolas Gruevski ka qenë në qendër të vëmendjes nga të gjitha mediat e huaja ditët e fundit. Gruevski u arratis pasi ishte dënuar për çështjen “Tank”, ku akuzohej se kishte blerë me shpenzimet qeveritare një Mercedes që kushtonte më shumë se 500 mijë euro.

Por ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”. Ish-kryeministri tha se edhe Edi Rama ka vepruar njëlloj si Gruevski duke blerë një makinë të blinduar si ai.

Berisha tha: “A e dini se pse u dënua Gruevski? Sepse ka importuar një makinë të blinduar. Kur unë erdha në pushtet, gjetëm në kryeministri një Benz të blinduar të lënë nga Meta apo Nano, nuk e di. Por, udhëheqësit e huaj kërkonin një makinë të blinduar.

Edhe ne e blemë një makinë të blinduar për parkun e delegacioneve. Ajo makinë nuk ka hyrë në kryeministri asnjëherë, përveç se me miq. Edi Rama spo erdhi në pushtet mori makinën e blinduar të parkut të delegacioneve. Më pas ai bleu një makinë të blinduar identike si Gruevski”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat