Dimër i ashpër në Bulqizë, shkollat dhe kopshtet pa ngrohje

Shqipëria

Dimër i ashpër në Bulqizë, shkollat dhe kopshtet pa ngrohje

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:42
Dimër i ashpër në Bulqizë, shkollat dhe kopshtet pa ngrohje

Në Bulqizë, dimri është i ashpër dhe banorët ngrohen më së shumti me dru.

Por, në disa shkolla dhe kopshte të Fushë Bulqizës, sobat janë aq të vjetra, saqë i kanë nxjerrë jashtë përdorimi.

Edhe në rastet kur funksionojnë ende, më shumë bëjnë tym sesa zjarr.

Top Channel bëri një vëzhgim në dy kopshtet dhe shkollën pranë Njësisë Administrative Fushë Bulqizë, ku në një ditë tepër të ftohtë sobat mungonin.

Ndërsa ato që punojnë, transferohen nga klasat te kopshtet për të ngrohur më të vegjlit.

Në këto kushte, e vetmja zgjidhje për nxënësit e mësuesit janë rrobat e trasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat