Izolohet Divjaka

Shqipëria

Izolohet Divjaka

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:28
Izolohet Divjaka

Një automjet i tonazhit të rëndë la të izoluar fshatrat Biçukas dhe Gërmen në Divjakë.

Kalimi i betonieres shembi urën tip “Beili” në segmentin e vetëm që i lidh këto fshatra me Divjakën.

Prej së enjtes, banorët nuk dërgojnë dot prodhime bujqësore në tregje. Ndërsa të sëmurët i mbajnë në krahë nga një anë e lumit në tjetrën, e më pas vazhdojnë rrugën duke paguar dy mjete transporti.

Ura e ndërtuar rreth 30 vite më parë u shemb në vitin 2016 nga reshjet dhe përmbytjtet në zonë.

Nga janari i vitit 2016, banorët kalonin në urën provizore të ndërtuar nga Ministria e Mbrojtjes, e cila u shemb nga një mjet i tonazhit të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat