Thyen arrestin shtëpiak...për të vënë skedinë

Shqipëria

Thyen arrestin shtëpiak...për të vënë skedinë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Thyen arrestin shtëpiak...për të vënë skedinë

Një i ri nga Elbasani ka vënë në lëvizje policinë e qytetit pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

32-vjeçari Thanas Beko është arrestuar më pas në flagrancë në një pikë bastesh.

Policia bën me dije se Thanas Beko me vendim të 08 nëntorit të Gjykatës së rrethit të Elbasan, ka qenë me masë sigurimi “arrest shtëpie”. Ai u arrestua në kuadër të verifikimit të masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Elbasanit.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit konfirmuan se materialet kanë kaluar te organi i akuzës për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Beko u arrestua disa ditë më parë për vjedhje në bashkëpunim, plagosje me dashje dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat