Reshjet intensive të shiut vijojnë, disa zona rrezikohen nga përmbytjet

Shqipëria

Reshjet intensive të shiut vijojnë, disa zona rrezikohen nga përmbytjet

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 13:30
Përmbytjet në Shqipëri

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep informacion lidhur me situatën e reshjeve në vendin tonë.

Bëhet me dije se pasditen e sotme dhe deri në orët e para të ditës së nesërme, e mërkurë, priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre.

Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat.

Ndërkohë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë gjatë së mërkurës në bregdet: 13-16 °C; në vendet e ulëta: 12- 17 °C dhe në vendet malore 7-12°C

Ndërkohë era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat