Protestat në Unazë, thirrje e fortë e zv.kryetarit të LSI-së: Qytetarët të nxjerrin deputetët jashtë Kuvendit

Shqipëria

Protestat në Unazë, thirrje e fortë e zv.kryetarit të LSI-së: Qytetarët të nxjerrin deputetët jashtë Kuvendit

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:25
Luan Rama

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar protestën e banorëve të zonës së Astirit, të cilët kundërshtojnë vendimin për të prishur ndërtesat pa marrë më parë dëmshpërblimet.

Sipas tij, LSI-ja mbështet në shenjë solidariteti qytetarët në  kauzën e tyre, sepse  ata janë në të drejtën legjitime të tyre, pasi në atë zonë nuk ka një leje për të ndërtuar.

Ai foli edhe për mungesën e dialogut politik, reformën në drejtësi, por pa harruar edhe qëndrimet e maxchorancës, e cila sipas tij po krijon kosto të madhe për rrugën europiane të vendit.

Gjithashtu në fjalën e tij, Luan Rama bëri një deklaratë të fortë ku iu bën thirrje qytetarëve të vijnë dhe të nxjerrin deputetët nga Kuvendi, pa dallim nga ngjyrat partiake me qëllim zgjedhjen e qeveritarëve të duhur.

“Në protestë tek Unaza e Re në formë solidariteti me qytetarët. Mirë do ishte të ishte tek ata edhe deputetët e mazhorancës. Unë jam pro përmirësimit, zhvillimeve infrastrukturore. Në rastin konkret jemi përballë një arbitrariteti.Shteti nuk po ndjek standartet ligjore, pse iu kërkon qytetarëve të respektojnë këto standarde ku qeveria nuk i zbaton. Kemi në prapavijë interesa korruptive në këtë zonë.

Nëse jemi në një fazë, e cila nuk ka një leje ndërtimi. Duhet të dëmshpërblehen paraprakisht, ky është një detyrim ligjore. Të dëmshpërblehen për dëmin që iu shkaktohet. T’ju jepet shuma që mund të marrin më pas një shtëpi tjetër. Kemi vetë kryeministrin i cili do të deklaronte  më parë se nuk do të prishen shtëpitë. Askush nuk është kundër ligjin, sjellja, qasja dhe praktika.”, tha Rama.

Si do t’i mbroni banorët?

Rama: Banorët janë vetë ata që do të mbrojnë  kauzën e tyre. Ne jemi solidarizuar me ta. Mbështetje ligjore, por edhe mbështetje  në të gjitha institucionet, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit.

A mos duhet ta ngrinin zërin në Kuvend?

Rama: Injoranca dhe Arroganca e kanë verbuar këtë mazhorancë. Dëmin  më të madh po ia bëjnë vendit, ata anatemojë opozitën.  Dialogu politik është një kusht i BE. Nuk preferoj të bëj komente për apelin e Presidentit, dëshiroj të pres  mesazhe.  Do të duhet që edhe presidenti të shohë situatën , sepse ne nuk mund të bashkëpunojmë me elementë kriminale.Organet e reja të drejtësisë janë një listë me standarde.  Komisioni i Venecias është bërë si anije shpëtimi, sepse politika kur bëhet  me shumë vrima thërret  Venecian për ta shpëtuar. Ne jemi të gatshëm dhe ne presim reflektimin dhe përgjegjshmëri e mazhorancë, për mënyrën se si po sillet po krijon kosto të madhe për Integrimin  vendit.  Qytetarët duhet të vijnë të nxjerrin jashtë deputetët nga parlamentin dhe të zgjedhin  ata që mendojnë se janë të duhurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat