Armë pa leje e municione në banesë, pranga dibranit

Shqipëria

Armë pa leje e municione në banesë, pranga dibranit

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Nje 41-vjecar ka rene ne prangat e policise, pasi iu gjet ne banese nje arme pa leje dhe munucione. Behet fjale per shtetasin Altin Mera, banues në fshatin Katund i Ri.

Njoftimi:

Mbante armë zjarri pa leje dhe municione në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet arma zjarrit tip automatik dhe 950 copë fishek

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Altin Mera, 41 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Dibër (i dënuar më parë për plagosje e lehtë).

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, shërbimet e policisë kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik, me dy krëhëra të mbushur me fishek, si dhe një sasi municioni prej 950 copë fishek të fshehura në një çantë, të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik model 56, dhe sasisa e municionit.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat