Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në …

Shqipëria

Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në …

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:35
Damian Gjiknuri

Një premtim të rëndësishëm ka dhënë ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri gjatë diskutimeve për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë.

Ai tha se autostrada Tiranë-Elbasan do të përfundojë sipas të gjitha standarteve brenda pranverës së vitit 2019.

“Në fund të shtatorit , Parlamenti aprovojë kredinë për këtë rrugë. Në tetor ka nisur me ritme të kënaqshme. Afati është dhjetori, por mund të ketë edhe shtyrje disa mujore, sepse kjo varet edhe nga kushtet atmosferike. Si përfundim i veprës mund të them se do të jetë pranvera e vitit të ardhshëm”, deklaroi Gjiknuri.

Ministri preku edhe investimet në sektorë strategjikë sië janë energjia dhe rrjeti hekurudhor, duke thënë se prioritet do të jetë infrastruktura në portin e Durrësit dhe të gjitha rrugët që të drejtojnë aty.

“Shqipërisë i duhet të balancojë nevojat për energji. Ne duhet që të bëjmë politika të kujdesshme që ta mbajmë nën kontroll. Ky sektor deri tani është menaxhuar me kujdes. Humbja e energjisë në rrjet është reduktuar. Paraardhësit e mi kanë bërë disa kontrata disa vjeçare. Ne besojmë vitin tjetër do të fillojmë investimet në rehabilitimin ne hekurudhave Tiranë-Durrës. Për transportin e mallrave do t’u japim rëndësi, sidomos porti i Durrësit. Ne po bëjmë studime fizibiliteti për hekurudhën mes Greqisë dhe Maqedonisë”, tha Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat