Pas djegies së banesës, familja gjirokastrite bën apel për ndihmë

Shqipëria

Pas djegies së banesës, familja gjirokastrite bën apel për ndihmë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:17
Shtëpia e tyre u përfshi nga flakët nëntorin e kaluar, e shkak u bë një shkëndijë elektrike.

Prej një viti, familja Çinga jeton në katin e parë të një banese gjysmë të rrënuar, në lagjen “11 Janari” të Gjirokastrës.

Shtëpia e tyre u përfshi nga flakët nëntorin e kaluar, e shkak u bë një shkëndijë elektrike.

Kryefamiljari, baba i dy fëmijëve është përpjekur të sajojë si të mundë katin e parë të banesës, në pritje të një mbështetjeje që do t’i jepte zgjidhje emergjencës për strehim.

Fondi minimal i emergjencës nuk mjaftoi, tregon ai, as për të zëvendësuar orenditë e djegura.

E shoqja e Skënderit, Eli është e papunë prej vitesh. Ajo tregon se kujdeset për fëmijët, por ata janë vazhdimisht të sëmurë, prej mjedisit që fut gjithë lagështinë brenda.

Familja, me përpjekjet e saj ia ka dalë që të rikonstruktojë pjesërisht katin e parë të banesës, por fillimi i stinës së reshjeve është duke e shkatërruar edhe këtë pak investim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat