Elbasan, qytetarët ankohen për mbifaturimin e energjisë

Shqipëria

Elbasan, qytetarët ankohen për mbifaturimin e energjisë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:33
Elbasan

Në zyrat e OSHEE-së në Elbasan vazhdon të ketë qytetarë, të cilët përballen me probleme të mbifaturimit apo me fatura që rezultojnë të papaguara në sistem.

Edhe pse nuk janë raste në masë, si disa kohë më parë, përsëri këto mangësi dhe sorollatje të qytetarëve nuk janë shmangur.

Nga ana tjetër, OSHEE-ja njofton se raste të tilla kanë të bëjnë shpeshherë me defekte të sistemit, apo me gabime njerëzore të faturuesve.

“Megjithatë – shton OSHEE, – gjithmonë janë marrë masat për t’iu zgjidhur problemin qytetarëve”.

Gjithsesi, vështirësi paraqet fakti që për një mbifaturim, abonenti duhet të paguajë të gjithë shumën, e cila mund të jetë e papërballueshme, ndërkohë që teprica do t’i zbritet në muajt në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat