Akuzat e banorëve të Unazës, ALUIZNI: Prokuroria të vërë para përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë

Shqipëria

Akuzat e banorëve të Unazës, ALUIZNI: Prokuroria të vërë para përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 14:40
Drejtoria e Përgjithshme

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, i kërkon zyrtarisht Prokurorisë të hetojë mbi pretendimin e ngritur nga një qytetar se dhe jo vetëm se “i janë kërkuar nga sekserë të ALUIZNI-t, të cilët ai nuk i njeh, 30 mijë euro për të legalizuar një objekt”, në Unazën e Madhe.

Në deklaratë, ALUIZNI thekson se “në kuadër të transparencës dhe mos përbaltjes të institucionit, i kërkojmë organeve kompetente të reagojnë dhe t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së këtij rasti”.

ALUIZNI angazhohet të bashkëpunojë me prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë. “Gjithashtu e ftojmë qytetarit denoncues që, nëse i qëndron deklarimit publik, të na paraqesë informacionet që disponon për këtë rast që, me sa të mundemi të japim kontributin tonë për sqarimin e rastit”.

“E themi këtë, pasi gjykojmë që gjendja e rënduar emocionale e tyre, nuk mund të bëhet shkak për të krijuar ankth dhe premise çorientuese tek masa e qytetarëve në nevojë që qetësisht vijojnë të ndjekin procedurat e legalizimit, thuhet në njoftim.

Institucioni i ALUIZNI-t shton se “po vijon puna për të përmbyllur procesin e legalizimit sikundër premtuam 5 vite më pare, në nisje të punës sonë. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve mbi të gjitha për të denoncuar rastet korruptive që ndeshin në zyrat e institucionit”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat