E jashtëzakonshme gruaja e Valon Behramit

Skijim

E jashtëzakonshme gruaja e Valon Behramit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 13:16
E jashtëzakonshme gruaja e Valon Behramit

Skiatorja Lara Gut-Behrami e ka mposhtur në shtëpi mbretëreshën e re të disiplinave të shpejta italianen Sofia Goggia. 

Skiatorja zvicerane, gruaja e futbollistit Valon Behrami, kaloi italianen për 18 të qindtat e sekondës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në St. Moritz të Zvicrës. 

Lara Gut-Behrami thyen serinë e fitoreve të Sofia Goggias, kjo e fundit kishte tri fitore rresht në lëshim. 

Image

Gut Behrami

Gut-Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:19,82 minuta, duke e lënë pas Sofia Goggian.

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin përfundon në vend të tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 19 qindtat.  

Renditja 

Renditja 
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:19,82
2. Sofia Goggia (Italia) +0,18
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,18
4, Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +1,45
5. Ariana Raedler (Austria)    +1,70
6. Elena Curtoni (Italia)    +1,74
7. Wendy Holdener (Zvicra)    +1,87
8. Federica Brignone (Italia)    +1,90
9. Marta Bassino (Italia)     +2,01
10. Jasmine Flury (Zvicra)    +2,10

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat