Skiatorët e Kosovës po përgatiten në Itali

Skijim

Skiatorët e Kosovës po përgatiten në Itali

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:35
Skiatorët e Kosovës po përgatiten në Itali

Federata e Skitarisë e Kosovës, me kryetar Milaim Kelmendi, njoftojnë se skiatorët dhe skiatore e Kosovës, janë në Itali.
Sipas tyre, po përgatiten maksimalisht për garën që do të zhvillohet me 18 – 21 dhjetor.

“Kombëtarja e Kosovës në skijim është duke qëndruar në Itali, ku do të merr pjesë në garën e parë ndërkombëtare të organizuar nga Federata Shqiptare e Skijimit ‘Kampionati Shqiptar i skive’ në datat 18-21 dhjetor në disiplinën e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Në këtë garë do të marrin pjesë, në kategorinë e femrave: Kiana Kryeziu, Era Deva.

Në kategorinë e meshkujve: Albin Tahiri, Arbi Pupovci, Drin Kokaj dhe Dren Spahiu. Në këtë garë Kiana Kryeziu do të luftoj për të arritur pikët Olimpike për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022”, njofton Federata e Skitarisë e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat