Gut - Behrami do të mungojë disa gara

Skijim

Gut - Behrami do të mungojë disa gara

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:32
Gut - Behrami do të mungojë disa gara

Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami, dje ka rezultuar me virusin korona. Ajo është 227 pikë pas lideres se renditjes së përgjithshme në Kupën e Botës, amerikanes Mikaela Shiffrin. 

Gut – Behrami është e katërta. Diferenca e saj është e madhe dhe do të jetë shumë më e qartë për shkak të pushimit të detyrueshëm përkatësisht virusit korona?

“Fakti është se Gut-Behrami nuk do të mungojë vetëm dy garat e lëshimit në Val d'Isère, por edhe në ato të sllallomit të madh (dy gara)  që mbahen nga java e ardhshme në Courchevel (e premte)”, shkruan media zvicerane “Blick”.

A do të garojë në sllallomin e madh në Lienz (Austri) më 28 dhjetor. gjithashtu është në pikëpyetje.

Sepse, një ditë më parë, karantina e saj dhjetë ditore do të përfundoj, kështu që ajo do të kishte gjithçka përveç përgatitjes optimale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat