Livo Niskanen fiton medaljen e artë në 15 kilometra

Skijim

Livo Niskanen fiton medaljen e artë në 15 kilometra

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:37
Livo Niskanen fiton medaljen e artë në 15 kilometra

Livo Niskanen nga Finlanda është fitues i medaljes së artë në garën e kros kantrit në 15 kilometra në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Aleksandër Bolshunov nga Rusia përfundoi garën në vendin e dytë dhe iu gëzua medaljes së argjendit. Piedestali i medaljeve në Pekin u plotësua nga norvegjezi Johanes Klaebo, që arkëtoi medaljen e bronzit.

Kujtojmë se kjo medalje është e dyta në këto lojëra për Niskanen dhe e treta e artë olimpike në karrierën e tij.

Livo bëri histori duke sjellë një medalje të dytë për familjen Niskanen nga e njëjta Olimpiadë.

Motra e tij, Certu tashmë ka fituar një medalje në Pekin dhe të dy janë vetëm dyshja e katërt e vëllezërve dhe motrave me medalje në të njëjtën Olimpiadë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat