Lara Gut - Behrami: Është fitorja më e madhe në karrierën time

Skijim

Lara Gut - Behrami: Është fitorja më e madhe në karrierën time

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 13:49
Lara Gut - Behrami: Është fitorja më e madhe në karrierën time

Skiatorja zvicerane Lara Gut - Behrami është kampione olimpike në supersllallomin e madh. 

Lara, gruaja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, është e emocionuar për suksesin më të madh në karrierën e saj.    

“Kam luftuar me vite”, thotë me lot në sy Gut-Behrami pas të artës olimpike. 

Medaljen e bronztë e ka fituar të hënën që e lamë pikërisht në sllallomin e madh. 

“Ajo sot triumfoi në supersllallomin e madh dhe siguroi medaljen e artë. Një medalje që Gut-Behramit i mungonte në vitrinat e saj. Ajo ka fituar dy herë medaljen e artë në Kampionatin Botëror, si dhe Kupën e Botës në përgjithësi. Tani ajo është kurorëzuar edhe kampione olimpike”, shkruan media zvicerane “20min”.

Në intervistën për SRF, Gut-Behrami tha: “Është e pabesueshme. Por është shumë herët për të kuptuar të gjithë. Tensioni sapo ka ikur tani dhe unë jam plot emocione”.

Medalja e artë është e veçantë për të për shkak të sezonit të deritanishëm: “Është e mrekullueshme pas këtij viti të komplikuar”.

Në zonën e finishit, ajo telefonoi bashkëshortin e saj, ish-yllin e Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami. Kjo është një pjesë e rëndësishme e enigmës në karrierën e saj.

“Gjithmonë kam ndjerë se kam më shumë për të provuar. Unë kam luftuar për vite me radhë”. 

Gut-Behrami iu përgjigj pyetjes nëse fitorja olimpike ishte fitorja më e madhe e karrierës së tij. Ajo tha: “Suksesi im më i madh nuk është në ski. Të evoluoj, të kuptojë se po e bëj sepse më pëlqen të bëj ski. Është fitorja më e madhe në karrierën time”, tha ajo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat