Media serbe nuk e përmend...: Gruaja e një shqiptarit nga Mitrovica fitoi medaljen e parë të artë

Skijim

Media serbe nuk e përmend...: Gruaja e një shqiptarit nga Mitrovica fitoi medaljen e parë të artë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 18:07
Media serbe nuk e përmend...: Gruaja e një shqiptarit nga Mitrovica fitoi medaljen e parë të artë

Lara Gut - Behrami ka arritur medaljen e dytë olimpike në Pekin!

Skiatorja zvicerane është nuse e Kosovës, e martuar me futbollistin e mirënjohur Valon Behrami.

Media serbe “Espreso” nuk ka mundur në asnjë formë nga neveria të përmend emrin e Kosovës, por ka shkruar se gruaja është e një shqiptarit nga Mitrovica.  

“Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami fitoi sot medaljen e artë në supersllallomin e madh në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Gut-Behrami arriti medaljen e parë të artë olimpike me rezultat 1:13.51 minuta.

Skiatorja 30-vjeçare ka gjithashtu dy medalje të bronzta në koleksionin e saj, në lëshim në Socchi (2014) dhe sllallomin e madh që u mbajt të hënën.

Ajo është gruaja e futbollistit zviceran Valon Behrami, i lindur në Mitrovicë”, shkruan mes të tjera ky medium serb.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat