Italianët të habitur, sportistja e tyre i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë

Skijim

Italianët të habitur, sportistja e tyre i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë

Nga: K. Goca Më: 27 maj 2022 Në ora: 12:43
Italianët të habitur, sportistja e tyre i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë

Skiatorja e talentuar, Lara Colturi (15 vjeç), konsiderohet talente e madhe e skijimit, tani ajo ka vendosur të ndërmarrë një hap të papritur. 

“Në vend që të vazhdojë për Itali, ajo kalon në Shqipëri.

15-vjeçarja italiane është një nga më të mirat në botë në grupmoshën e saj dhe ka fituar njëra pas tjetrës gara në nivel kombëtar”, ka shkruar mes të tjera media zvicerane “Blick”.

Siç raportojnë mediat italiane, kalimi i saj në Shqipëri ka shkaktuar tronditje në Federatën italiane.

Sesionet e trajnimit, garat, të ardhurat nga reklamat, Colturi mund të vazhdojë t'i përcaktojë vetë. Ajo tashmë sponsorizohet nga Adidas dhe është ambasadore për Lojërat Olimpike 2026 në Milano dhe Cortina d'Ampezzo.

Dje u raportua nga mediat shqiptare, se sportistja e re italiane, Lara Colturi, është pajisur me pasaportën shqiptare, të cilën ia ka dorëzuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ky i fundit shprehet përmes një reagimi se ajo do të garojë këtej e tutje për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat