Skiatorja Lara Colturi renditet e 33-ta, nuk ia del të kualifikohet

Skijim

Skiatorja Lara Colturi renditet e 33-ta, nuk ia del të kualifikohet

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:32
Skiatorja Lara Colturi

Lara Colturi nuk ia del të kualifikohet për në garën e dytë në disiplinën e Slalomit gjigant.

E vetmja skiatore që përfaqëson Shqipërinë në Ski World Cup në Sestiere u rendit e 33-ta në garën me më të mirat e botës.

Një garë me një ngarkesë të veçantë emocionale kjo për Larën, e cila është rritur në Sestiere dhe e njihte mjaft mirë këtë pistë, pasi është stërvitur aty që në vogëli.

16-vjeçarja do të garojë edhe të dielën në Slalom, me objektivin kryesor për t’u renditur në 30 skiatoret më të mira.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat