Marco Odermatt tregon klasin e tij në sllallomin e madh

Skijim

Marco Odermatt tregon klasin e tij në sllallomin e madh

Nga: K. Goca Më: 7 janar 2023 Në ora: 16:20
Marco Odermatt

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, ka treguar klasin e tij në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Adelboden të Zvicrës.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:30:68 minuta, me kohën më të mirë për 73 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Zvicerani Loic Meillard ka arritur në podium përkatësisht në pozitën e tretë por ngec për 1 sekondë e 66 qindtat nga bashkëkombësi i tij, Odermatt. 

Image

Festa zvicerane

Në renditjen e përgjithshme, Odermatt kryeson me 1046 pikë, pasojnë Kilde (646), Kristoffersen (565) etj. 

Në sllallomin e madh, Odermatt udhëheq me 460 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen 345, Kranjec 290 pikë etj.

Renditja

1.Marco Odermatt (Zvicra) 2:30:68
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0:73
3.Loic Meillard (Zvicra) +1:66
4. Manuel Feller (Austria)    +2,27
5. ZHan Kranjec (Sllovenia)     +2,40
6. Alexis Pinturault (Franca)    +2,50
7. Marco Schwarz (Austria)    +2,56
8. Gino Caviezel (Zvicra)    +2,77
9. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +2,99
10. Filip Zubçiç (Kroacia)    +3,33

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat