Lara Gut – Behramit, për 33 të qindtat e sekondës i ik vendi i parë në disiplinën e sllallomit të madh që u mbajt sot në Qendrën e Skive në Tremblant të Kanadasë.
Skiatorja italiane Federica Brignone ngadhënjeu me kohë të kaluar për 2:11.95 apo për 33 t'qindtat e sekondës ishte më e shpejtë se vendi i dytë, zvicerania Lara Gut – Behrami.
Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin përfundoi në vend të tretë por me kohë më të mirë për 6 të qindtat se Clara Direz e Francës.
Federica Brignone
Shiffrin kryeson me 470 pikë, pasojnë Vlhova me 391, Gut - Behrami me 325 etj. Në sllallomin e madh, Gut - Behrami kryeson me 325 pikë, pasojnë Brignone me 320, Shiffrin 220 pikë etj.
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 2:11.95
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.33
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.39
4. Clara Direz (Franca) +0.45
5. Petra Vlhova (Sllovakia) +0.67
6. Valerie Grenier (Kanada) +0.73
7. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +1.16
8. Marta Bassino (Italia) +1.22
9. A.J. Hurt (SHBA) +1.40
10. Sofia Goggia (Italia) +1.58