Sorschag përfundon garimin në Kupën e Botës

Skijim

Sorschag përfundon garimin në Kupën e Botës

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 23:16
Sorschag

Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, ka përfunduar garimin e saj në Kupën e Botës në Lillehammer të Norvegjisë.

Sorschag, që debutoi për Kosovën, në disiplinën e kërcimeve nga lartësia normale, arriti të hyjë në finale, ku doli e 33-ta, ndërsa sot në kërcimet nga lartësia e madhe, nuk arriti të hyjë në finale.

Kupa e Botës është niveli më i lartë i garave në kërcimet me ski dhe ato zhvillohen në vende të ndryshme të botës brenda një sezoni.

Sorschag iu kthye garave pas dy viteve pushim shkaku i lëndimit, për çka pritshmëritë janë që në garat e ardhshme të ketë paraqitje më të mirë bazuar në potencialin që ka.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat