Skiatorja amerikane shkëlqen në Lienz, 93 fitore në karrierën e saj 

Skijim

Skiatorja amerikane shkëlqen në Lienz, 93 fitore në karrierën e saj 

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 14:34
Mikaela Shiffrin

Mikaela Shiffrin është në formën më të mirë jetësore të saj. 

Ajo ka shënuar fitore të madhe Qendrën e Skive në Lienz të Austrisë.

Skiatorja amerikane doli e para me kohë të kaluar për 1:48.75 minuta, me kohën më të mirë për 2 sekonda e 34 qindtat se Lena Durr e Gjermanisë.

Mikaela Shiffrin regjistroi fitoren e 93-të në karrierën e saj.

Michelle Gisin e Zvicrës për 11 qindtat e sekondës mbetet larg vendit të dytë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 900 pikë, pasojnë Brignone 637, Vlhova 572.

Në sllallom Shiffrin udhëheq 430 pikë, Vlhova 325 e Durr 270.

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:48.75
2. Lena Durr (Gjermania) +2.34
3. Michelle Gisin (Zvicra) +2.45
4. Anna Swenn-Larsson (Suedia)    +2.94
5. Petra Vlhova (Sllovakia)    +3.24
6. Katharina Huber (Austria)    +3.31
7. Katharina Gallhuber (Austria)    +3.43
8. Katharina Liensberger (Austria)    +3.46
9. Nicole Good     (Zvicra) +3.47
10. Katharina Truppe (Austria)    +3.49

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat