Agim Kasapolli, i pikëlluar: Më la shoku im i fëmijërisë, rinisë dhe pleqërisë

Skijim

Agim Kasapolli, i pikëlluar: Më la shoku im i fëmijërisë, rinisë dhe pleqërisë

Nga: K.G. Më: 4 janar 2024 Në ora: 21:55
Fetah Musa

Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare profesori dhe trajneri i skitarisë, Fetah Musa.

Legjenda e basketbollit dhe komentimit, Agim Kasapolli, është i pikëlluar me ikjen në amshim të profesor Fetah Musa. 

“Më la shoku im i fëmijërisë, rinisë dhe pleqërisë, Fetah Musa.  

Njeri i urtë, me  edukatë për çdo lakmi, modestia, dhe bujaria jote ishte virtyt që të bëri të jesh njeri popullor dhe i dashur për çdo njeri të të gjitha moshave, prandaj do të kujtojmë si  ikonë e qytetit të Pejës dhe më gjerë.

Jeta fillon dhe përfundon me vaj, sepse është një iluzion që ka fillim dhe mbarim, ndërsa ngushëllimi i vetëm është se të gjithëve na pret epilogu i njëjtë.

Fetah shpirti yt i bardh u shpërbleftë më parajsë të përhershme.

Ti këtë e ke merituar”, ka shkruar Kasapolli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat