Bashkëshortja e Valon Behramit, mahnit në Austri! Ja çfarë shkruan mediumi zviceran 

Skijim

Bashkëshortja e Valon Behramit, mahnit në Austri! Ja çfarë shkruan mediumi zviceran 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 janar 2024 Në ora: 12:48
Lara Gut-Behrami

Lara Gut - Behrami, bashkëshortja e futbollistit Valon Behrami, sot shkëlqeu në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Zauchensee të Austrës.

Gut - Behrami doli e para me kohë të kaluar për 1:14,95 minutë, me kohë më të shpejt për 25 qindtat se austriakja Cornelia Hutter.

“Gut-Behrami merr fitoren e 40-të në Kupën e Botës.

Image

Cornelia Hutter

Pas vendit të tretë në supersllallom të madh të premten, Lara Gut-Behrami është në krye të podiumit të dielën. 

Dy austriake zunë vendin e dytë dhe të tretë”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Austriakja tjetër, Mirjam Puchner, përfundoi në pozitën e tretë dhe për një qindtën e sekondës mbetet larg bashkëkombëses së saj, Hutter.

Renditja 

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:14,95
2. Cornelia Hutter (Austria) +0,25
3. Mirjam Puchner (Austria) +0,26
4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +0.34
5. Michelle Gisin (Zvicra)    +0.35
6. Roberta Melesi (Italia)    +0.39
7. Laura Gauche     (Franca)    +0.40
8. Sofia Goggia (Italia)    +0.48
9. Romane Miradoli(Franca)    +0.55
10. Lauren Macuga (SHBA)    +0.58

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat