Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të LOD

Skijim

Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të LOD

Më: 19 janar 2024 Në ora: 20:13
Ekipi i Kosovës parakaloi

Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024.

Këto Lojëra do të mbahen deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.

Në ceremoninë hapëse parakaluan dy skitarët tanë, Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët edhe bartën flamurin tonë.

Pjesë e ekipit ishin edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, si dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat