Fitore sensacionale e skiatores sllovene

Skijim

Fitore sensacionale e skiatores sllovene

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 23:12
Ilka Stuhec

Ilka Stuhec nga Sllovenia bëri sensacion në Kupën e Botës në disiplinën e lëshimit, garë e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë. 26-vjeçarja triumfoi me një epërsi prej 22 qindtat e sekondës ndaj vendit të dytë. Stuhec zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:45.48 minuta, duke lënë pas italianen Sofia Goggia. Stuhec befasoi të gjithë me paraqitjen e saj të jashtëzakonshme dhe askush s’e kishte pritur fitoren e saj. Ndërkaq, italiania Goggia renditet e dyta me një kohë për 9 qindtat më e shpejtë se pozita e tretë Kajsa Kling nga Suedia. Skiatorja zvicerane,  Lara Gut mbeti larg podiumit, renditet në vend të katërt me kohë më të dobët për 69 qindtat se i pari dhe 38 qindtat se pozita e tretë. Paraqitje të zbehtë tregoi Viktoria Rebensburg nga Gjermania, e cila ngeci për 97 qindtat nga fituesja e garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin kryeson me 338 pikë, duke lënë pas  italianen Goggia me  185 pikë etj.

Rezultatet

1. Ilka Stuhec (Sllovenia)      1:45.48
2. Sofia Goggia (Italia)           0.22
3. Kajsa Kling (Suedia)          0.31
4. Lara Gut (Zvicra)                0.69
5. Viktoria Rebensburg (Gjermania)             0.97
6. Stacey Cook (SHBA)          1.06
7. Johanna Schnarf (Italia)    1.38
8. Stephanie Venier (Austria)                1.38
9. Laurenne Ross (SHBA)     1.54
10. Edit Miklos (Hungaria)     1.59

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat