Skiatorja franceze triumfoi në sllallomin e madh

Skijim

Skiatorja franceze triumfoi në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 22:59
Tessa Worley

Skiatorja franceze, Tessa Worley, bëri paraqitje të jashtëzakonshme dhe triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh, e cila u mbajt në Sestriere të Italisë. Tessa Worley zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:17.37 minuta dhe për 15 qindtat e sekondës qe më e shpejtë se Sofia Goggia nga Italia. Zvicerania Lara Gut renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 29 qindtat se vendi i parë dhe për 71 qindtat qe më e mirë se Tina Weirather nga Lihteshtajni e cila u rendit në vend të katërt. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, skiatorja amerikane Shiffrin udhëheq me 398 pikë, pasojnë Gut (390), Goggia (347), sllovenia Stuhec (245) etj. Në disiplinën e sllallomit të madh, Worley kryeson me 240 pikë, e përcjellë nga Goggia (185), Shiffrin (165), Gut (160) etj.

Rezultatet

1. Tessa Worley (Franca) 2:17.37

2. Sofia Goggia (Italia) 0.15

3. Lara Gut (Zvicra) 0.29

4. Tina Weirather (Liehteshtajni) 1.00

5. Marta Bassino (Italia) 1.01

6. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1.04

7. Simone Ëild (Zvicra) 1.37

8. Stephanie Brunner (Austria) 1.41

9. Ana Drev (Sllovenia) 1.66

10. Mélanie Meillard (Zvicra) 1.67

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat