Hirscher pa konkurrencë, fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’

Skijim

Hirscher pa konkurrencë, fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2017 Në ora: 14:58
Marcel Hirscher

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, kampioni i ri i botës, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në disiplinën e sllallomit të madh, duke triumfuar në Qendrën e Skive në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:49,79 minuta, duke lënë për 53 qindtat pas vetes gjermanin Felix Neureuther.  Mathieu Faivre renditet në vend të tretë me kohë me të dobët për 1 sekondë e 19 qindtat se fituesi i garës dhe ka 13 qindtat e kohës më të mirë se gjermani Stefan Luitz në pozitën e katërt. Hirscher është fitues i ‘Globit të vogël të Kristaltë’, duke e zënë vendin e parë me 733 pikë në renditjen e përgjithshme të disiplinës së sllallomit të madh, pas tij renditen:  Favre (440), Pinturault (439) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher është i pari me 1.549 pikë,  pasojnë: Jansrud (924), Kristoffersen (903) etj.

Rezultatet

1.Marcel Hirscher (Austria)   1:49,79

2. Felix Neureuther (Gjermania)    0,53

3. Mathieu Faivre (Franca)   1,19

4. Stefan Luitz (Gjermania)   1,32

5. Florian Eisath (Italia)         1,60

5.Matts Olsson (Suedia)        1,60

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat